Panairi i automjeteve në Dubai ka shërbyer si ekspoze për paraqitjen e automjetin të ri të Kepler Motors, modelit Motion. Bëhet fjalë për një automjet hibrid prej 800 kuajsh fuqi.
Kepler Motion futet në lëvizje nga motori hibrid në të katër boshtet. Më saktësisht, boshtet e prapme i sjell motori i Ford bi-turbo prej 545 KF, derisa për lëvizjen e boshtit të përparmë është bërë përgjegjës elektromotori me fuqi prej 255 KF.
Në Kepler Motors pohojnë se ky automjet me dy ulëse mund të arrijë shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë për vetëm 2.5 sekonda derisa maksimalja është më e madhe se 325 km/h.
Ky automjet supozohet të jetë ndërtuar dhe dizajnuar “nga themeli”, e për punë në të janë përzgjedhur ekspertët më të mëdhenj.
Motion do të prodhohet vetëm në pesëdhjetë njësi dhe secili prej tyre do të punohet me dorë. Njësitë e para do të dalin në shitje në vitin 2011, e çmimi tani për tani mbetet fshehtësi, por sigurisht do të jetë jashtëzakonisht i kripur.