Pas Mini E elektrik, BMW planifikon të paraqes edhe versionin elektrik të serie 1 në panairin e radhës së automjeteve në Detroit i cili mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
BMW ActiveE Concept futet në lëvizje nga bateria e ftohur litium-jon e cila i mundëson elektromotorit të zhvillim e 125 kW (167.6 kuaj fuqi) dhe moment rrotullimi prej 250 Nm. Përshpejtimi prej o deri në 100 kilometra në orë arrihet për nëntë sekonda, e shpejtësia e tij maksimale është kufizuar në 145 km/h.
Me një mbushje të baterisë, serie 1 elektrike kalon 160 kilometra, e në këtë i ndihmon edhe teknologjia e ashtuquajtur e frenimit gjenerativ, ku energjia kinetike e frenimit shndërrohet në elektrike dhe rivendoset në bateri.
Si problem më i madh i këtij koncepti do të mund të bëhej masa e tij e cila është 1.800 kilogramë – 350 kilogramë më shumë nga serie 1 më e rëndë dhe 335 kilogramë më shumë sesa Mini E i sipërpërmendur.