Lëshohet Mozilla Firefox 3.5.5 [/B]
Në versionin e ri të Firefoxit janë rregulluar disa probleme që lidhen me stabilitetin të cilat ishin shfaqur pas paraqitjes së versionit 3.5.4.Vetëm tetë ditë pas lansimit të versionit 3.5.4 Mozilla ka lëshuar një version të ri më të vogël të shfletuesit të internetit Firefox, me shenjë dalluese 3.5.5, në të cilin janë zgjidhur disa probleme që kanë pasur të bëjnë me sigurinë e tij.
Versioni i ri i përmirëson tri lëshime, nga të cilat njëri është cilësuar si kritik dhe i godet të gjitha platformat, derisa dy lëshimet tjera janë të prioritetit më të ulët për Mac e Windows.
Lëshimi kritik ka të bëj me mundësinë e rrëzimit të dekoduesit të fotografive të formatit GIF që nuk ka ndodhur në versionin 3.5.3, mirëpo kjo gjë nuk paraqet ndonjë rrezik të shtuar të sigurisë