Nëse bëni llogaritë dhe ju del se shpenzoni mbi 13 orë në javë
online (pa llogaritur shkëmbimin e emaileve), atëherë jeni mbi zonën
‘normale’.
Sipas anketës së fundit të Interneti: përdoruesi tip shpenzon 13 orë
në javë del në pah një rritje e ndjeshme e kohës së shpenzuar online.
Në vitin 1999, pak a shumë kur në Shqipëri filluan të shfaqen masivisht
kompjuterat dhe të happen qendrat e para të internetit, koha e
shpenzuar online në Sh.B.A, të paktën sipas kësajë ankete, ishte 7 orë
në javë, çka u dyfishua në 14 orë në javë në Tetor të vitit 2008.
Sipas Harris Interactive, 80 përqind e të rriturve në USA deklarojnë
se hyjnë online, 20 përqind qëndrojnë vetëm dy orë në javë, por 14
përqind e tyre kalojnë mbi 24 orë në javë online. Sipas kompanisë, dhe
përdorimi i uebit ka evoluar mjaft vitet e fundit dhe dy përdorimet që
kanë patur rritje më të madhe kanë qënë shikimi i videove she blerjet
online.
Sipas Harris Interactive, ky shtim i kohës onlike mund të ketë të
bëjë me krizën ekonomike, pra të jetë një mënyrë për të shmangur
shpenzimet e aktiviteteve reale duke qëndruar më shumë online. Por
anketa tregoi gjithashtu se 50 përqind e të pyeturve kishte blerë diçka
online muajin e fundit.