Krimbi i parë për iPhone
Nuk iu është dashur shumë kohë hakerëve për të shfrytëzuar një lëshim të rrezikshëm që është i pranishëm tek celularët e “thyer” (Jailbroken) iPhone
Ky lëshim në rend të parë u përfol më herët gjatë këtij muaji kur një haker nga Holanda morri nën kontroll iPhone të modifikuar dhe u dërgoi pronarëve një SMS që u kërkonte një pagesë për instruksione rreh mënyrës sesi të mbrojnë pajisjen e tyre. Ai më vonë u tërhoq dhe postoi një arnim pa pagesë, por në atë moment ”macja doli nga thesi”.
Të kthehemi përsëri në ditën e sotme dhe tani lirisht mund të themi se kemi krimbin e parë të dëmshëm që sillet në pajisjet e “thyera” (Jailbroken) iPhone dhe iPod Touch. Sipas raporteve, krimbi veçohet me një formë komandë-dhe-kontroll ngjashëm sikurse me një PC Botnet tradicional. Ai konfiguron dy skripta startua, një prej të cilave shfrytëzohet për të ekzekutuar krimbin keqbërës gjatë nisjes së pajisjes, dhe tjetri shfrytëzohet për të bërë një lidhje në një serverë në Lituani në mënyrë që të ngarkohen të dhënat e vjedhura dhe të merret pajisja nën kontroll nga “magjistari i nisjes”.
Krimbi punon duke ndryshuar fjalëkalimin burimor normal “alpnie" të cilin e ka vendosur Apple në firrmware të fabrikuar. Ai sulmon bashkësi të IP-ve nga një bashkësi më e gjerë e ISP-ve, duke përfshirë UPC, Optus dhe T-Mobile.
Arnimi i rekomanduar është restaurimi i iPhone Jailbroken në firmuare të fabrikuar të Apple.