Operatori mobil TeliaSonera ka ndërtuar rrjetin e parë komercial 4G në botë i cili mbulon qytetet kryesore të Suedisë dhe Norvegjisë.
Rrjeti i ri do t’u mundësojë të gjithë shfrytëzuesve bartjen e të dhënave shtatë herë më të shpejtë sesa rrjetet më të shpejta të gjeneratës së tretë (3G). Rrjetin 4G në Stokholm do ta mbështes kompania Ericsson, derisa në Oslo rrjetin do ta mbështesë ajo kineze Huaweei. "Në shtetet skandinave blerësve u nevojitet
shpejtësi dhe kapacitet më i madh, dhe kjo është një prej arsyeve pse kemi zhvilluar rrjetin 4G të parët në botë”, ka thënë Kenneth Karlberg, shef i shërbimeve mobile të kompanisë TeliaSonera.
Fillimisht rrjeti 4G i kompanisë TeliaSonera do të përdoret vetëm për bartje të dhënave sepse nuk ka ekzistojnë aparatet mobile të cilat mund të mbështesin 4G, megjithatë paralajmërohet se paraqitja e celularëve të tillë qysh në fillim të vitit të ardhshëm.